Aksident në Veternik, lëndohen dy këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ndërsa si pasojë janë lënduar dy këmbësorë.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës bëri të ditur për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30.

“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreth orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësorë”, bëri të ditur Kelani.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar.