KOSTT: Detyrimi nga ZRrE për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës na solli në prag të falimentimit

ZRrE gjatë procesit të konsultimit publik, në kuadër të Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interest.

ZRrE gjatë procesit të konsultimit publik, në kuadër të Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, deri më tani ka pranuar komente nga palë të ndryshme të interest.

Ndër komentet e publikuara nga ZRrE është edhe ai nga KOSTT.

KOSTT thotë se çmimi mesatar i parashikuar i humbjeve në transmetim prej 108.16 €/MËh, për vitin 2022 është çmim shumë i ulët në krahasim me çmimet aktuale gjatë muajit janar në bursat e energjisë elektrike në rajon dhe Evropë.

“Gjatë këtij muaji deri më tani kostoja e humbjeve në transmetim ka arritur rreth 4 milionë euro, që ende pa përfunduar muaji ka arritur pothuajse një të tretët e kostos së tërë vitit”,thuhet në fillim të komentit të KOSTT.

KOSTT thotë se detyrimi i vendosur nga ZRrE për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës e ka sjellë KOSTT-in në prag të falimentimit.

“Kostoja e humbjeve në pjesën veriore gjatë vitit 2021 ka arritur vlerën prej 40,849,659 euro. Nga Qeveria e Kosovës janë mbuluar rreth 7,673,462 milionë euro, pjesa tjetër prej 33,176,197 euro është mbuluar nga buxheti i KOSTT sipas udhëzimeve të Parlamentit të Kosovës. Si rrjedhojë, Bilanci i Suksesit të kompanisë me 31 dhjetor 2021, paraqitet negativ, pra me humbje rreth 25 milionë euro”.

“Të gjitha parashikimet financiare për vitin 2022 me skenarët ku obligimi i mbulimit të humbjeve në pjesën veriore i mbetet KOSTT pa të hyra për këtë kosto, e sjellin kompaninë në prag të falimentimit në tremujorin e parë të vitit 2022”.

KOSTT kërkon nga ZRrE që urgjentisht të ia largojë obligimin e mbulimit të humbjeve në pjesën veriore të Kosovës nga Licenca për Operatorin e Sistemit të Transmetimit ose të gjejë një mekanizëm tjetër të mbulimit të kësaj kostoje.

KOSTT thotë se gjendja financiare në kompani është jashtëzakonisht e rënduar.

“Nëse vazhdohet ky trend, parashikimet financiare e vendosin kompaninë në prag të falimentimit në tremujorin e parë të këtij viti. KOSTT kërkon nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që gjatë procesit të vendosjes së të hyrave dhe kostove për këtë vit të merret parasysh ndër të tjera edhe likuiditeti i kompanisë”, thuhet ndër të tjera në komentin e KOSTT dërguar ZRrE-së.