Shpërthimet trondisin Gazën këtë mëngjes

Edhe në mëngjesin e së martës u dëgjuan shpërthime dhe u zdrit qielli në Gaza nga raketat e Izraelit.

Gjatë natës, tre shpërthime masive tronditën Gazën, duke bërë që topa të mëdhenj zjarri dhe tymi të ngriheshin në qiell, njofton Klan Kosova.

Ushtria izraelite lëshoi një valë të madhe sulmesh ajrore në rajon të hënën, duke thënë se shkatërroi tunelet e militantëve dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të Hamasit.

Të paktën 212 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës, duke përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, me më shumë se 1400 njerëz të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Dhjetë persona në Izrael, përfshirë një djalë pesëvjeçar dhe një ushtar, janë vrarë në sulmet e vazhdueshme me raketa që u lëshuan nga zonat civile në Gaza drejt zonave civile në Izrael.