Treni godet veturën e policisë amerikane, brenda të cilës ishte një grua e prangosur – publikohen pamjet rrëqethëse

Policia në Colorado ka publikuar videon rrëqethëse ku shihet se  si treni e godet veturën e policisë, brenda të cilës ishte një grua e arrestuar dhe me pranga në duar, shkruan CNN.ADVERTISING

Menaxhmenti i policisë në Fort Lupton të dielën publikoi pamjet ku shihet Yareni Rios-Gonzalez brenda veturës së policisë që goditet nga treni.

Rios Gonzalez pas përplasjes nga treni është hospitalizuar pas plagëve të shumta që i ka pësuar. Në fakt policët e kishin ndalur Rios-Gonzalezin gjatë 16 shtatorit për “vozitje të pakontrolluar”, dhe menjëherë e kishin prangosur duke e futur në veturën e policisë që ishte parkuar në mes të rrugës, pak metra pas veturës së saj.

Në video shihet duke qëndruar e ulur në veturë, derisa policia ia kontrollonin mjetin. Disa minuta më pas, dëgjohet sirena e trenit dhe policët e kapluar nga paniku derisa treni godet mjetin – që e hedh dhjetëra metra në një fushë.

Në video shihen policët duke kërkuar ndihmë mjekësore, kurse avokati i Rios-Gonzalez, Paul Ëilkinson, ka thënë për CNN se ajo ka kërkuar me çdo kusht të dalë nga veturave derisa treni po i afrohej.

“Derisa ishte ulur në pjesën e pasme të veturë, ka mundur ta shoh trenin duke ardhur. Ka tentuar të ikë, tentoi të hapë derën, por ka qenë e lidhur me pranga”, tha avokati mbrojtës.