Vuçiq nga Shkupi: Brenda 2-3 viteve nuk do të ketë më kufij mes vendeve tona

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Shkupi foli për nismën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, të njohur si “mini-Schengen”.

Vuçiq deklaroi se brenda një apo dy viti nuk do të ketë më kufij mes këtyre vendeve.

“Deri në janar të vitit 2023, ne nuk do të kemi më kufij ndërmjet vendeve tona. Thjesht nga Beogradi do të niseni për në Tiranë, askush nuk do t’ju ndalë”, u shpreh Vuçiq.

Paraprakisht, kryeministri i Malit të Zi, Zoran Zaev e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës së tij, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për bashkëpunimin rajonal, të njohur si “mini-Schengen”.