Arrestohen katër persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Policia e Kosovës, më saktësisht Stacioni Policor nё  Pejë, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë, ka bërë të ditur se ka arritur që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personave të kërkuar.

Në orët e mëngjesit të datës 29.07.2021, njësitet e Stacionit Policor në Pejë të mbështetura nga Njësiti për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë arrestuar katër persona në lokacione të ndryshme në zonën e Stacionit Policor Pejë, të cilët kërkoheshin për veprat penale:

Tre persona të dyshuar për veprën penale “ grabitje” të cilët janë të dënuar me katër (4) vite burg.

Njëperson i dyshuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”

Pas arrestimit të dyshuarit për veprën penale “grabitje”  janë dërguar në vuajtje të denimit në qendren e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për veprën penale “ vjedhje e rendë” është dërguar ne Prokurorinë themelore në Prishtinë.