Burri raporton të zhdukur gruan dhe pesë fëmijët në Gjakovë

Një burrë nga fshati Pjetërshtan i Gjakovës ka raportuar në Policinë e Kosovës se gruaja me pesë fëmijët e tyre i janë zhdukur.

Sipas raportit të PK-së, ankuesi ka thënë se kur ishte kthyer në shtëpi, nuk i kishte gjetur as gruan e as fëmijët.

Ai tha se nga ai moment nuk ka pasur kontakt e as nuk e di vend-ndodhjen e tyre.

“Fsh. Pjetershan, Gjakovë 21.10.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se me datën dhe kohën e lartë cekur kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur në shtëpi bashkëshorten dhe pesë (5) fëmijët e tij dhe se nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk din për vend-ndodhjen e tyre”, thuhet në raport.