Grabitet me armë zjarri një pompë e derivateve në Prishtinë

Dy persona të armatosur, dyshohet se kanë grabitur rreth 600 euro të pazarit ditor në një pompë të derivateve në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në Rrugën “Faik Konica”, ku të hollat dyshohet se janë marrë nën kërcënimin e armës.

“Rr. Faik Konica, Prishtinë 22.10.2021 – 00:06. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve kanë hyrë dy persona njëri i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej afër 600 € dhe janë larguar. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar, rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.