Kuvendi shkon në pauzë dy orëshe

Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Pushimin mbi 2 orësh e dha kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Kur t`i kthehen punës, deputetët do të votojnë për zgjedhjen e anëtarit jo-ekzekutiv të Bordit të BQK-së.

Kjo është pika e 36-të, e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021.

Ndryshe në seancën e sotme plenare Kuvendi miratoi dy marrëveshje ndërkombëtare. Atë për Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10. Gjithashtu është ratifikuar edhe marrëveshja për ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+). Shumë pika të tjera nuk kaluan.

Përpos zgjedhjes së anëtarit jo-ekzekutiv të Bordit të BQK-së, janë edhe disa pika tjera të cilat do të shqyrtohen:

  1. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25 dhe 26 nëntor 2021:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet,
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
  5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.