Krasniqi takon Metën: PDK do të vazhdojë të kontribuoj në forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se në këtë takim vëllazëror, me Presidentin Meta diskutuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian.

“Presidenti Meta na uroi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet komunale. PDK e vlerëson si tepër të rëndësishëm e pa alternativë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si parti lidere e opozitës do të jap kontributin e saj në çdo formë e në çdo proces që ka këtë synim.”, shkruan Krasniqi.