Një grabitje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.
Grabitja, sipas Policisë, u krye nga një person i vetëm.
Gazeta Sinjali ka siguruar videon ekskluzive nga momenti i grabitjes, ku shihet një person i veshur me jakne të zezë dhe një kapele ngjyrë hiri.
I dyshuari shihet derisa nxjerrë thikën nga xhepi dhe hyn në zyrë.