Pas reshjeve të shiut, vërshohen rrugët në Prishtinë

Pas reshjeve të shiut, janë vërshuar disa nga rrugët e kryeqytetit.

Gjendja e rëndë e rrugëve pas reshjeve të shiut është parë edhe në rrugën afër stacionit të autobusave.

Në disa pamje të publikuara tek “Vrojtuesit e Lagjes”, shihet gjendja e rrugëve pas reshjeve të mëdha të shiut.

Në foto shihet se rruga që të dërgon drejt stacionit të autobusave është vërshuar nga uji, ndërsa automjetet janë të detyruara të qarkullojnë në të.