Seanca nis me një minutë heshtje për nder të senatorit Bob Dole

Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për nder të senatorit amerikan, Bob Dole, që vdiq dje.

Pas heshtjes, kryeparlamentari Glauk Konjufca tha ca fjalë për të.

“Kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. U prehtë në paqe miku i madh i Kosovës, Bob Dole”, tha Konjufca.

Të gjithë deputetët u ngritën në këmbë, përpos atyre të Listës Serbe, të cilët qëndruan ulur.

Seantori Dole ishte i sëmurë me kancer.