Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka thënë se Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë.

Lahu tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr më shumë vota në zgjedhjet e tetorit.

“Z. Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet ndonjë dallim”, ka thënë Lahu në t7.

Kujtojmë që sot, kandidati i LDK-së, Përparim Rama është betuar si kryetar i Prishtinës.