Ava Max tregon linjat trupore në imazhet e reja nga pushimet në Ishujt Bahamas

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Me gjithë motin e ftohtë që karakterizon këtë stinë në shumë vende të botës, këngëtarja shqiptare ka zgjedhur një vend tropikal për të shijuar pak kohë me diell.

Ajo është duke pushuar në Ishujt Bahamas, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi atraktive në bikini.

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, dukej mjaft tërheqëse në bikini të zeza, ndërsa vinte në pah linjat e saj trupore.

Foto: Ava Max/Instagram

“Bahama mama”, shkroi këngëtarja e hitit “Sweet but Psycho” në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa pranoi pëlqime dhe komente të shumta nga fansat.

Foto: Ava Max/Instagram

Ava Max përndryshe është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “The Motto”, në bashkëpunim me DJ-në e famshëm, Tiësto.