“Më fal”, bashkëpunimi më i ri i Majkut dhe Dafinës

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, Dafina Zeqiri dhe Majk kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Më fal” mban titullin kënga e re, që ka bërë për herë të parë bashkë reperin me këngëtaren.

Kënga është e zhanrit R&B, dhe është punuar nga vet Dafina dhe Majku në Big deal Records.

Dafina Zeqiri dhe Majk (Foto: Dafina Zeqiri/Instagram)

Ndërkohë për vargjet e tekstit janë kujdesur reperët Majk dhe Elinel.

“Më fal” vjen e shoqëruar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë nga produksioni Sekuencë Studio.

https://youtu.be/c6f6S3BA8Fw