Me hiret në plan të parë, Melinda mahnit me setin e ri fotografik

Ndërkohë që këngët e saja shndërrohen në hite, Melinda Ademi arrin në qendër të vëmendjes edhe përmes fotografive që i shpërndan në rrjetet sociale.

Më shumë se 1.1 milion fansa e ndjekin profilin e këngëtares në Instagram, ku nuk mungojnë imazhet që ngacmojnë imagjinatën.

Së fundmi, artistja ka realizuar një set fotografik me fustan të shkurtër dypjesësh, ndërsa disa poza ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit e saj.

(Foto: Instagram/melindaademi)

“Akoma nuk ka ardhur më e mira nga unë”, është përshkrimi që ka zgjedhur Melinda për këto fotografi.Lexo po ashtu:Melinda provokon në paraqitjen e radhës, thekson linjat në veshjen plot stil

(Foto: Instagram/melindaademi)

Ndërsa në InstaStory ka shpërndarë video nga fotosesioni duke vënë në pah edhe njëherë figurën e mahnitshme trupore.