Pas ndarjes nga Don Xhoni, modelja ruse shpreh pëlqim ndaj Noizyt?

Modelja ruse, Ariana Lirey, ka bërë bujë të madhe me ndarjen nga reperi Don Xhon.

Ajo konfirmoi ndarjen në rrjete sociale, ndërkohë që hodhi edhe disa ‘kunja’ e bëri disa deklarata kundrejt tij.

Sidoqoftë një muaj pas ndarjes nga artisti shqiptar, ajo duket se ka një pëlqim për një tjetër reper dhe është fjala pikërisht për Noizyn.

Ariana Lirey (Foto: Instagram)

Në një postim të ri të shpërndarë në InstaStory, zeshkania ka publikuar një pjesë nga klipi i Noizyt me Ardian Bujupin, që do të lansohet i plotë sonte (e enjte) në mesnatë.

Lirey mund ta ketë bërë këtë edhe për inat të Don Xhonit, pasi ky i fundit dihet se nuk ruan raporte të mira Rigels Rajkun (emri i plotë i Noizyt).

Foto: Screenshot/Instagram

Madje, këngëtari nga Drenica i kishte bërë edhe një ‘diss’ që u komentua tejet shumë në rrjete sociale gjatë vitit që lamë pas.

Ariana ndryshe ka qenë në një romancë dashurie me Don Xhonin për më shumë se një vit.