Ronela interpreton si poezi tekstin e këngës “Sekret”

Ronela Hajati e ka fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH dhe në këtë mënyrë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Kënga “Sekret” është shpallur më e mira në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, derisa në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me projektin “Theje”, kurse vendin e tretë e zunë Eldis Arnjeti dhe Rrezarta Smaja.

Ndërsa siç ndodh rëndom, jo të gjithë e kanë pëlqyer këtë përzgjedhje që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.

Kritika ka pasur në veçanti edhe për tekstin e këngës “Sekret”, ndërsa përmes një publikimi në rrjetet sociale, Ronela e ka interpretuar si poezi një pjesë të këngës së saj.

Në vijim, krahas këtij interpretimi të këngëtares, jua sjellim edhe tekstin e plotë të këngës.