Tayna vjen me poza joshës para pasqyrës, ekspozon linjat

Reperja e njohur, Tayna përmbylli një vit tejet të suksesshëm ndërsa mbetet e aktive me koncerte edhe në javët e para të 2022-tës

Por, krahas angazhimeve profesionale, Tayna iu qëndron afër fansave edhe me postime të ndryshme në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.

Edhe së fundmi reperja nga Prizreni bëri të njëjtën gjë, ndërsa u kujdes të theksonte linjat joshëse.

Foto: Tayna/Instagram

Me disa poza provokuese para pasqyrës, reperja shihet tejet atraktive e veshur në një trupore ngjyrë rozë e ngushtë, teksa dukej në top formë.

Foto: Tayna/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Tayna aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Pijetore” që e solli në bashkëpunim me producentin Cricket.

Ndërsa, Doruntina Shala (emri i vërtetë) është drejt finalizimit të albumit më të ri muzikor.