Liverpool pa humbje mbyllë fazën e grupeve në Champions League

Liverpooli ka arritur të mposht Milanin në ‘San Siro’ me rezultat 2-1, ndërsa Atletico Madridi mposhti Porton si mysafir me rezultat 3-1.

Grupi B ashtu siç ishte parashikuar doli të jetë i vdekjes, ku Milani dhe Porto nuk arritën të kalojë tutje.

Milani e nisi mirë ndeshje duke kaluar e para në epërsi me golin e Fikayo Tomorit.

Mohamed Salah ishte ai që barazoi shifrat në pjesën e parë.

Divock Origi ishte ai që shënoi golin e fitore për Liverpoolin.

Milani me këtë humbje mbetet në vendin e fundit në grup, pasi që Atletico Madridi shënoi fitore ndaj Portos.

Spanjollët fituan me rezultat 3-1 në udhëtimin e vështirë në Portugali.

Antoine Greizamn hap ndeshje në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Angel Correa dhe Rodrigo de Paul shënuan në fund.

Sergio Oliveira ishte ai që shënoi golin e vetëm për Porton.