Gola, kacafytje e dramë për një vend në Champions – Chelsea mposhtë Leicesterin

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Leicester Cityt me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premier.

Ndeshja ishte shumë e rëndësishme pasi të dy skuadrat po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm pasi edhe Liverpooli është futur fuqishëm në garë.

Pjesa e parë edhe pse kishte shumë raste dhe dy gola të anuluara, u mbyll me rezultat të barbarët.

Me të filluar pjesa e dytë Chelsea e gjeti golin në minutën e  47-të me Antonio Rudiger për 1-0.

Goal! Jorginho (Chelsea) runs up to the ball, stops and waits for Kasper Schmeichel to commit before slotting the penalty into the bottom right corner.

Në minutën e 66-të Chelsea fitoi penallti që u kthye në gol nga Jorginho për 2-0.

Leicester krejt çka bëri ishte të kthehet në lojë në minutën e 76-të me Kelechi Iheanachon për 2-1.

Me këtë fitore Chelsea ka bërë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve, ndërsa Leicester rrezikon shumë pasi Liverpooli me fitore do të zë vendin e dytë, pasi me pikë të barabarta është më i mirë në ndeshjet e ndërsjella.