Muriqi nuk e ndjek më Lazion në rrjetet sociale, Leeds me ofertë konkrete për të

Vedat Muriqi i ka ditët e numëruara si futbollist i skuadrës italiane Lazio.

Sulmuesi kosovar nuk ka arritur asesi të ambientohet me futbollin italian dhe largimi nga Lazio është i pashmangshëm.


Muriqi ka vendosur që mos ta ndjek më Lazion në rrjetet sociale, duke e hequr atë nga ‘Instagram’ dhe ‘Twitter’.

Ky është një tregues i qartë se sulmuesi nga Kosova e ka ndarë mendjen përfundimisht të largohet nga Biancocelestët.

Në anën tjetër Sky Italia ka raportuar se Leeds United ka dalë me ofertë konkrete për prizrenasin.

Skuadra e Marcelo Bielsas ka kërkuar huazimin e Muriqit për gjashtë muaj me të drejtë blerje për tetë milionë euro në fund të sezonit.


Gjithsesi Lazio ende nuk ka rikthyer për këtë ofertë të skuadrës angleze.