Nuk arrihet marrëveshja, Matthijs de Ligt drejt largimit nga Juventusi

Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventusi pas tri sezoneve të kaluara në “Allianz Stadium”.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se reprezentuesi holandez e dëshiron largimin që në afatin kalimtar të kësaj vere, transmeton Gazeta Express.

Mes palëve thuhet se nuk është arritur marrëveshja për vazhdim të kontratës dhe se ish-mbrojtësi i Ajaxit e dëshiron largimin para skadimit të kontratës.

De Ligt me Juventusin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Sipas raportimit nga mediumi italian, 22-vjeçari mund të largohet për 80 milionë euro.

Për Matthijs de Ligt më herët është raportuar se interesim kanë shprehur dy klubet nga Anglia, Manchester City dhe Chelsea.