Aston Martin nuk do arrijë objektivat

Aston Martin ka lëshuar një deklaratë, duke pohuar se nuk do të arrij objektivin e quajtur EBITDA (fitimet para interesit, taksave, nënvlerësimit dhe amortizimit), e cila do të thotë rreth 15 milionë funte më pak fitime si rezultat i vonesave në përgatitjen e super veturës Valkyrie.

Duke e përshkruar projektin e prodhimit të veturës si “sfidues” dhe duke vënë në dukje se ai ishte “trashëguar” kur drejtoi një konsorcium që bleu firmën në vitin 2020, kryetari ekzekutiv Lawrence Stroll theksoi se prodhimi tani kishte filluar dhe se 10 vetura e para u janë dorëzuar klientëve, raporton autocar.

“Kjo ishte më pak se sa ishte planifikuar më parë dhe EBITDA e rregulluar në përputhje me rrethanat parashikohet të jetë rreth 15 milion funte më e ulët se sa pritej”, njoftoi kompania

Deklarata gjithashtu vuri në dukje se kërkesa e klientëve për Valkyrie Spider ishte dyfishuar dhe se të ardhurat nga projekti Valkyrie vonohen në vend që të humbasin si rezultat i kërkesës së vazhdueshme për vetura.

Ndryshe, Stroll dhe CEO Tobias Moers theksuan hapat pozitivë të ndërmarrë nga Aston Martin në vitin 2021, duke përfshirë rritjen e shitjes së veturave me shumicë për 82 për qind.